Cilit Partizani t’i besojmë, përse kaq të bukur “demat” ndaj Erzenit?!

Partizani luajti ndeshjen më të mirë të sezonit në Superligë duke arritur një fitore të thellë ndaj Erzenit. Skuadra kryeqytetase triumfoi me shifrat e thella 3-0, edhe pse luajti thuajse gjatë gjithë ndeshjes me 10 lojtarë. Që në minutën e 3-të, Maget doli me karton të kuq, por kjo nuk i pengoi “demat” që të arrinin fitoren, madje me shumë lehtësi. Golat u shënuan pas pushimit nga Rrapaj, Da Silva dhe Hoti, të cilët konkretizuan epërsinë e vendasve. Ky sukses mund të cilësohet i habitshëm për një ekip që ka qenë në krizë për shumë javë, dhe nga i cili u larguan disa lojtarë shumë të mirë që e vazhduan karrierën jashtë vendit. Me këtë fitore, Partizani arriti në kuotën e 37 pikëve, por aq sa Tirana që kryeson Superligën, ndonëse kampionët nuk e kanë luajtur ende ndeshjen e javës së 22-të.

Sfidanti.al