Mos i jepni karton të kuq Partizanit..se tërbohet me gola!

Më mirë me 10 futbollistë apo me 11 futbollistë në fushë? Kjo pyetje nuk vlen për të gjithë, është speciale për këtë javë, dhe i dedikohet vetëm Partizanit. Ka dalë qysh në fillim me karton të kuq , në ndeshjen kundër Erzenit, Maget dhe “demat” kanë marrë aq fuqi, sa nuk ia vlente t’i numerojë më kokë më kokë.. se dukeshin sikur ishin më shumë se Erzeni.

Ajo që ndodhi ndaj Erzenit ishte një mrekulli Supelige . T’i shënosh 3 gola kundërshtarit që kishte një lloj mpirje koke këtë 90 minutësh, dhe të vërtetosh se një karton i kuq mund të shndërrohet në “kartë magjike”..Trajneri Kolela , pas përvojës që dha kjo ndeshje, ka shumë arsye të besoj se fitoret dhe golat nuk vijnë nga numërimi apo “censusi i futbollistëve”, por nga sjellja kolektive në fushë…

Sfidanti.al