Marselo largohet nga Olimpiakosi, luajti vetëm 5 ndeshje!

Kur mbërriti në Greqi u prit me shumë entuziazëm, madje më shumë se 20 mijë tifozë ishin të pranishëm në një ceremony spektakolare të organizuar për prezantimin e tij. Por aventura e Marselo te Olimpiakos ka zgjatur vetëm 5 muaj. Klubi i Pireut dhe mbrojtësi brazilian ka arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës.  Marcelo u transferua te Olimpiakos pasi përfundoi kontratën me Realin e Madridit në fund të sezonit të shkuar. Si lojtar i lirë, ai kaloi në kampionatin grek në muajin tetor të vitit të shkuar. Por me Olimpiakos luajti vetëm pesë ndeshje, duke shënuar edhe një gol. Me shumë mundësi, Marcelo pritet të kthehet në Brazil, ku do të mbyllë edhe karrierën e tij.

Sfidanti.al