Inter kthehet tek fitorja, shënojnë Lu-La, por Mkitarian është më i miri!

Shpresa është vetëm që ky ritëm të mbahet për shumë ndeshje me radhë, dhe jo vetëm për një apo dy. Sidoqoftë, Interi këtë herë bindi ndaj Udinezes edhe pse fitorja nuk ishte e lehtë. Një 3-1 që i siguron zikaltërve vendin e dytë në renditje me 47 pikë, 15 pikë prapa Napolit që ka marrë arratinë, por duke lënë Milanin 3 pikë pas. U kthye dyshja Lukaku-Lautaro Martinez (LuLa), por gjithsesi më i miri në fushë ishte Henrik Mkitarian. Futbollisti armen me klasin e tij ishte një artist, dhe që shënoi njërin nga golat. Interi ishte më lart me 19 gjuajtje, nga të cilat 7 në portë (vetëm 1 për friulanët), dhe kjo është diçka shumë e mirë në prag të ndeshjes së Championsit ndaj Portos mesjavën e ardhshme.

Sfidanti.al