Vazhdon të bëjë zhurmë të madhe ai që mediat spanjolle e kanë cilësuar si “Barça Gate”. Barcelona është vënë në qendër të një skandali, pasi akuzohet se ka paguar një nga shefat e arbitrave. Gjatë ditëve të fundit, mediat spanjolle kanë abuluar detaje të reja që rëndojnë pozicionin e klubit. Vetëm një ditë më parë presidenti i Ligës, Havier Tebas tha se Barcelona nuk rrezikon penalizime në aspektin sportive, pasi shkelja e rregullave të pretenduara është parashkruar. Por tifozët “blaugrana” nuk duhet të jenë të qetë. Mediat iberike kanë zbuluar sot se UEFA dhe FIFA mund të dënojnë Barcelonën pas skandalit të fundit.
Sfidanti.al