Nga Skuka te Balaj, gati 100 transferime të Superligës në janar!

Janari u mbyll e bashkë me të edhe ajo që quhet “dritarja e shitblerjeve”. Nuk mungoi të ishte aktive as Abisnet Superliga, madje lëvizjet e saj ishin të shumta. Statistikat tregojnë se muajin që sapo u mbyll u bënë gati 100 transferime, nga të cilët 43 ishin afrime dhe më shumë largime, 54. Rekordin e vendosi Partizani me Xhuliano Skukën, kalimi i të cilit tek Metci në Francë besohet se arrin shifrën e 1.4 milionë eurove, ndonëse më parë u fol për 1 milionë. Të kuqtë humbën edhe kapitenin Bitri, ndërsa pritet të largohet Rrapaj kalojë tek Ludogoreci në Bullgari, me të kuqtë që shpresojnë të përfitojnë një shumë të rëndësishme. Afrimet nuk kanë qenë aq të bujshme, si Shahaj, Mba apo Beshiraj.

Vllaznia bëri vetëm një lëvizje, por ajo ishte e fortë. Në sulm erdhi Bekim Balaj, lojtari i kombëtares. Tirana e bëri goditjen e saj me shitjen e kartonit të Xhixhës në Azerbajxhan te Karabaku për 550 000 euro. Po ashtu, u largua kapiteni Marsel Ismailgeci për rreth 150 000 euro tek Zrinjski i Mostarit në Bosnjë-Hercegovë. Mbrojtësi firmosi kontratë deri në 2026. Afrimet janë Kristal Abazaj, Regi Lushkja dhe Haxhiu, por Abazaj u dëmtua. Klubi më aktiv në treg gjatë janarit ishte Kukësi. Veriorët larguan 10 lojtarë dhe afruan 8 të tjerë, në një transfuzion të vërtetë, një përpjekje për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.

Sfidanti.al