Tom Bredi tërhiqet “prej vërteti” nga futbolli!

“Mirëmëngjes djem, po i bie drejt. Unë po e lë përfundimisht sportin”. Këto ishin fjalët e Tom Bredit, lojtarit më të madh të futbollit amerikan për të gjitha kohët. Lajmërimin ai e bëri me një video 52 sekondëshe në rrjetet sociale, ndërsa ky vendim vjen vetëm disa muaj pasi ai lajmëroi tërheqjen dhe pastaj u kthye. Po ashtu, kjo ndodh pas ndarjes së tij me modelen braziliane, Zhizelë Bundshen. Bredi luajti 23 vjet në futbollin amerikan duke fituar gjithçka ndërsa sot është 45 vjeç.

Sfidanti.al