“Ne ishim me shpirtin e duhur, me frymën e duhur, ne arritëm të përmbysim rezultatin, dhe bëmë të gjitha përpjekjet, por na ndodhi diçka në fund, dhe humbëm dy pikë”. Këto ishin disa nga fjalët e nxjerra me vështirësi nga goja, prej Pep Guardiolës pas barazimit 2-2 të Mançester Sitit në “Etihad” ndaj Kristël Palasit.
