Pep Guardiola do t’i dërgojë lojtarët e tij në Kishë për titullin!

Ndoshta nuk do të ketë nevojë të shkojnë deri atje, sepse lutjet mund të thuhen edhe nga shtëpia apo nga vendi i punës. A nuk bëjnë kështu sa e sa besimtarë myslimanë? Thelbi gjithsesi mbetet dhe Pep Guardiola duket në një gjendje kaq të dëshpëruar kur vjen puna për shanset për titullin kampion, saqë tani shpreson edhe tek fuqitë e mbinatyrshme (gjithnjë nëse ato ekzistojnë!).

Siç raportojnë mediat britanike, trajneri i Mançester Sitit u paska thënë lojtarëve të tij se “nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të punojmë fort, të luajmë sa më mirë, dhe të lutemi”. Lutja, padyshim do të jetë që Liverpuli të humbasë pikë, apo që kundërshtarët e Sitit të mos jenë në formën më të mirë, ditën që do të ndeshen me të. Sa për përgatitjen e saj, skuadra e Guardiolës e ka të qartë se gjithçka është në dorën e saj, jo tek lutjet, pasi siç thotë populli “çfarë do të mbjellësh, do të korrësh”.

Sfidanti.al