Interi ka fituar shumë terren dhe ka dalë në pole position në garëm kër Kristian Eriksen. Lajmi publikohet nga tabloidi ‘The Athletic’ sipas të cilit, klubi zikaltër ka parakaluar si Realin e madridit ashtu edhe Mancester Junajtid, të dyja të interesuara për mesfushorin e Totenhemit, kontrata e të cilit me Hotspurs skadon në 30 qershor të këtij viti me futbollistin që nuk ka ndërmend të qëndrojë.
Tottenhem prej kohësh ka nisur punën për të rinovuar kontratën me Eriksen për të mos e humbur shërbimin e tij me parametra zero. Futbollistit I është propozuar një pagë gati 3 herë më e lartë se ajo aktuale, prej 10-12 milionë Euro, por ky propozim është refuzuar nga lojtari. Madje as ardhje e zhoze Murinjos nuk e bindi danezin për të pranuar këtë rinovim.
Kjo situatë rriti akoma më shumë shpresat e pretendentëve të Eriksen, por sipas ‘The Telegraph’, Eriksen preferin që të shkojë te Interi. Bepe Marota tashmë duket se është takuar me agjentin e danezit për të parë mundësinë e realizimit të këtij transferimi. Por Eriksen nuk është I vetmi që ka përfunduar në shënjestrën e zikaltërve. Interi duket se për sezonin e ardhshëm ka shfaqur interesin për të sjellë në Serie A, Pierr Emerik Obamejang nga Arsenali. Sulmuesi nga Gaboni ka me Topcinjtë një kontratë deri në 2021 dhe sipas ‘Mirror’ nuk ka ndërmend të rinovohë me Arsenalin sidomos nëse sheh që londinezët mbeten jashtë kompeticioneve evropiane
Sfidanti.al