Është zyrtare; Oliver Kahn kthehet te Bajerni I Mynihut

Oliver Kahn feston vitin e ri me kthimin te Bajerni I Mynihut si pjesëtar I bordit drejtues të klubit bavarez ku ai u aktivizua si futbollist në periudhën 1994-2008 dhe me të cilin fitoi 8 tituj në Bundesligë, Ligën e Kampioneve dhe Kupën Interkontinentale si dhe trofe të tjerë.

Me pseudonimin ‘Titan’, ish portieri, tashmë në moshën 50 vjecare do të punojë së bashku me skuadërn e Karl Hajnz Rumeniogës të cilin do ta zëvendësojënë rolin e Shefit Ekzekutiv në fund të 2021. ‘Oliver do të sjellë eksperiencën e tij si ish futbollist I një niveli botëror dhe tani si një sipërmarrës I linjës së parë-tha Karl Hajnz Rumenige-Do të punojmë mirë së bashku’.

Kahn do të njihet me ekipin gjatë një vizite në qëndrën stërvitore të tij në Katar ne 4-10 janar dhe do te qëndrojë atje për disa digtë. Në 19 janar do të jetë në ndeshjen me Hertën e Berlinit, e para e fazës së dytë të kampionatit gjerman.

Bajerni I Mynihut ka mbi 1000 persona të punësuar dhe xhiroja vjetore arrin deri në 750 milionë Euro. Në Mynih vlejnë vetëm titujt në nivel kombëtar dhe evropian së bashku me bizneset serioze. Hënes, Rumenige dhe presidenti I ri I Bajernit, Hajner besojnë se Kahn është në gjendje që të bëjë detyrën më të rëndësishme.

Sfidanti.al