Kur kanë topin në këmbë marrin duartrokitje dhe fitojnë thuajse gjithmonë. Dekada 2010-2019 sapo u mbyll, por askush nuk mund të fshijë atë që kanë bërë Lionel Messi dhe Kristiano Ronaldo në fushat e futbollit të të gjithë botës. Yjet e futbollit botëror janë alternuar në shkallën më të lartë të podiumit për Topin e Artë me përjashtim të 2018 kur trofeu u fitua nga Modric. Por sa gola kanë shënuar së bashku këta dy lojtarë? Më shumë se një pjesë e mirë e klubeve evropiane
‘Sportbible’ përpiloi një klasifikim special për të kuptuar se cilat janë skuadrat britanike që kanë shënuar më shumë në dhjetëvjecarin e fundit. Në krye është Mancester Siti me 845 gola, kjo falë edhe ardhjes së Pep Guardiolës që lojën sulmuese e ka si një besim fetar. Në vendin e dytë janë 2 skuadra, Liverpuli, kampione e Evropës e Botës e Celsi të dyja me 715 gola e pas tyre vijnë…. dy fenomenët.
Në vendin e katërt janë pikërisht Ronaldo e Messi që së bashku kanë shënuar po aq sa edhe Arsenali 704 gola. Portugezi dhe argjentinasi kanë mposhtu Mancester Junajtid që ka 688 gola me Djajtë e Kuq që kanë fituar shumë pak pas largimit të Sir Aleks Ferguson. Ronaldo dhe Messi kanë mundur edhe Totenhemin finalistin e Ligës së kampioneve me londinezët që arritën në 657 gola.
Në 2020 fenomeni I Juves dhe ylli I Barcelonës do të festojnë respektivisht 35 dhe 33 vjetorin e lindjes së tyre, por ata nuk kanë ndërmend të reshtin së luajturi e së regjistruari të tjerë rekorde në futbollin botëror
Sfidanti.al