Siti i thotë Agueros: Meriton favorin të largohesh kur të duash, sit ë duash!

Shumë pak lojtarë në historinë e futbollit e kanë pasur këtë liri. Ndoshta, vetëm ndonjë Pele, Maradona, Di Stefano, Mesi apo Ronaldo mund të mburren, por ja që edhe Kun Aguero mund ta vendosë vetë të ardhmen e tij. Mediat britanike shkruajnë se drejtuesit e Mançester Sitit dhe trajneri Pep Guardiola kanë vendosur t’i japin sulmuesit argjentinas favorin për të përfunduar kur të dojë dhe si të dojë kontratën në “Etihad”.

Kjo, pasi Aguero u bë i huaji me më shumë gola në historinë e Premier Ligës, me 177 rrjeta, duke kaluar legjendën e Arsenalit, Tieri Henri. Numri 10 është 31 vjeç dhe besohet se koha për t’u larguar nga Siti po afrohet, edhe pse ai do të donte të ndiqte rekordin e Premier Ligës, që mbahet nga Alan Shirër me 260 gola. Po ashtu, Kun ka shprehur dëshirën që të kthehet një ditë tek ish-ekipi i tij, Independiente.

Sfidanti.al