Zlatan Ibrahimovic bëhet gjithnjë protagonist në media në të mirë e në të keq. Këtë radhë, suedezi u përmend për një karton të kuq të marrë gjatë ndeshjes mes Los Anxheles Galaksi dhe Montrealit. Në një moment të sfidës, Ibrahimovic goditi me shuplakë kundërshtarin e tij Petraso, pasi ky i fundit e shkeli me këmbë.
