Sistemi VAR nuk fal; Ibra merr kartonin e kuq, i dha shuplakë kundërshtarit

Zlatan Ibrahimovic bëhet gjithnjë protagonist në media në të mirë e në të keq. Këtë radhë, suedezi  u përmend për një karton të kuq të marrë gjatë ndeshjes mes Los Anxheles Galaksi dhe Montrealit. Në një moment të sfidës, Ibrahimovic goditi me shuplakë kundërshtarin e tij Petraso, pasi ky i fundit e shkeli me këmbë.

Një incident ky që nuk mbeti pa u vënë re, pasi arbitri i ndeshjes kërkoi edhe ndihmën e sistemit VAR. Pasi i pa më shumë se një herë imazhet e asaj që ndodhi në fushë, ai vendosi t’i tregojë fillimisht kartonin e verdhë 36 vjeçarit e më pas atë të kuq. Ndeshja mes LA Galaksi e montrealit u fitua nga kalifornianët 1-0 me gol të Kamara

sfidanti.al