Tuhel di si të jetë bindës; Nejmar nuk do të largohet nga Paris Sën Zhermeni

Bota e futbollit u përgatit që këtë verë të shikonte një tjetër sezon të telenovelës Nejmar, këtë radhë me kalimin e tij nga Paris Sën Zhermeni te Reali i Madridit. Por ditët e fundit duket se gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht me brazilianin që nuk është më i vendosur për të lënë kampionët e Francës. Por si ndodhi ky ndryshim i madh i qëndrimit të 25 vjecarit?

Sipas të përditshmes spanjolle AS, meritën për këtë e ka trajneri i ri i Paris Sën Zhermenit, Tomas Tuhel. Tekniku gjerman është takuar me Nejmarin duke i bërë të ditur se është shumë i rëndësishëm si dhe duke i zbuluar projektin e tij për sezonin e ardhshëm, tema këto që e kanë bindur në fund Nejmarin që të pranojë të qëndrojë te kampionët e Francës.

Një situatë kjo që sigurisht nuk do t’i pëlqejë shumë Realit të Madridit që ishte vënë në ndjekje të tij, edhe pse për hir të së vërtetës, klubi spanjoll nuk është se u shfaq shumë aktiv e këmbëngulës në këtë histori.

sfidanti.al