Naingolan s’e kapërdin dot: Rekord Guinness për mua, i vetmi që nuk luan 2 botërorë radhazi

Raxha Naingolan e ka ende të vështirë të pranojë faktin që ai nuk do të jetë pjesë e Belgjikës në Botërorin e Rusisë. mesfushorin i Romës në një intervistë për median belge u shfry kundër trajnerit Roberto martinez duke deklaruar se e ka shënuar emrin në librin e rekordeve Guinness duke qenë se është hera e dytë radhazi që i mohohet pjesëmarrja në një eveniment si Kupa e Botës.

‘Nnuk mbaj dot maska-tha Nainggolan-u lodha me etiketimin ‘djali i keq’ që më është bërë. Futbolli është një hobi për mua i kthyer edhe në profesion. Dua që të më gjykojnë për lojën time, jo për atë cfarë bëj jashtë fushe. Nuk e di nëse do të na duhet të flasim ndryshe për Maradonën për këtë motiv. Nuk dua të luftoj më. E kam pasur ëndërr që fëmijë të luaj një botëror, por ma hoqën këtë ëndërr. Ndërkaq, mendoj se jam në librin e rekordeve Guinnes pasi jam i vetmi futbollist i një niveli kaq të lartë që nuk i jepet mundësia të luajë në 2 botërorë radhazi. Është dicka e pakuptuesheme e cila arrin të më bëjë edhe të qesh’.

sfidanti.al