Dyshimet marrin fund: Botërori i Rusisë me sistemin VAR

Teknologjia hyn më në fund e plotë në botën e futbollit. Pas Goal line Technology, kjo disiplinë sportive mirëpret edhe Video Assistant Referee ose sic e njohim ne, moviola në fushë. Bordi Ndërkombëtar i FIFA, IFAB, në Kongresin e 132 të zhvilluar këtë të shtunë në Zyrih, miratoi unanimisht aplikimin e këtij sistemi në Botërorin e Rusisë që do të zhvillohet në 14 qershor-15 korrik

‘Ky takim përfaqëson një erë të re për futbollin-thanë drejtues të IFAB

E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë është marrja e OK përfundimtar nga Këshilli i FIFA, gjqë që do të ndodhë në mbledhjen që ky këshill do të mbajë në Bogota në 14-15 mars. Vendimi për aplikimin e sistemit VAR që duket se do të jetë i përhershëm, u mor pas eksperimentimeve të kryera në 2 vitet e fundit në disa kampionate mes të cilave ata në Gjermani, Francë, Itali.

Përdorimi i teknologjisë në fushën e lojës është përkrahur gjithnjë nga presidenti i FIFA, Xhani Infantino sipas të cilin ajo do të ndihmojë në minimizimin e gabimeve të arbitrave. Moviola në fushën e lojës në Botërorin e Rusisë do të përdoret për episode të tilla si goli fantazmë, penalltitë apo edhe kartonat e kuq

sfidanti.al