UEFA dhe Ceferin rezistojne; Sistemi VAR në Champions në sezonin 2019/2020

Federata Evropiane e Futbollit ende nuk është e bindur për të aplikuar Video Assistant Referee në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, pavarësisht se të gjithë e duan dicka të tillë. Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport, theksoi se është ende herët që kompeticionet e UEFA të përdorin këtë sistem

‘Liga e kampioneve është si një Ferrari apo një Porsche që nuk mund t’i ngasësh menjëherë, pasi duhen përgatitje e teste-tha Ceferin-Është ende shpejt për sistemin VAR ne Champions. Po të flasim realisht, këtë sistem mund ta shohim në sezonin 2019-2020 në këtë kompeticion si dhe Evropianin e Futbollit’

Ndryshe nga UEFA, Federata Ndërkombëtare e Futbollit nuk ngurroi të miratojë përdorimin e këtij sistemi që do të ndodhë që në Botërorin e Rusisë

‘Kam pak frikë, pasi do të jenë shumë arbitra që nuk e kanë aplikuar asnjëherë sistemin VAR-shtoi Ceferin-shpresoj që të mos ndodhin probleme e të mos shpërthejnë skandale. Por është një turne unik,  dhe përdorimi i VAR është më i lehtë ashtu sic është më e lehtë për kampionatet ku të gjithë arbitrat janë të një kombësie. Edhe Premier League e shtyu afatin e aplikimit të VAR. Ndërsa Champions League është ndryshe’.

sfidanti.al