FIFA, Infantino i ben apel UEFA: Sistemi VAR eshte i nevojshem

Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli pas eliminimit te skuadres se tij per nje penallti te dyshimte qe hapi shume polemika, kerkoi implementimin e sistemit VAR. Nje apel ky qe perseritet edhe nga FIFA duke pare se UEFA po ngurron ta beje dicka te tille.

Eshte vete presidenti i FIFA, Xhani Infantino qe e ka theksuat domosdoshmerine e perdorimit te ketij sistemi nepermjet nje letre te publikuar ne revisten e institucionit.

‘Te kerkosh rezultate me te drejta eshte çeshtje respekti per punen e profesionisteve ne boten e futbollit she miliona tifozet qe jane neper bote, dmth per zemren e ketij sporti-shkruan Infantino-futbolli ka bere nje hap shume te madh me pranimin e perdorimit te movioles. Nuk e them vetem si drejtues i ketij institucioni qe gjithnje ka qene ne favor te kesaj nisme, por edhe si tifoz’.

Sipas Infantinos, nuk duhet pritur me te behen te tjera teste per te nisur perdorimin e VAR.

‘Per rreth 2 vjet eshte analizuar teknologjia e perdorur ne 1000 ndeshje dhe rezultati flet per nje saktesi prej 98.9%-vijon ne letren e tij Infantino-ne total ne 5% te ndeshjeve sistemi VAR ka korrigjuar nje gabim te dukshem dhe te qarte. Por kemi detyrimin qe t’u ofrojme arbitrave te gjithe mjetet e nevojshme per t’i ndihmuar qe te marrin vendimet me te drejta te mundshme’.

Sfidanti.al