Video Assistant Referee nuk do te perdoret ne Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem. Ai qe e komunikoi lajmin ishte vete presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin.
‘Askush nuk e di mire se si funksionon ky sistem-tha Ceferin-ka ende shume konfuzion per te. Nuk jam kunder ketij sistemi, por duhet shpjeguar me mire sesi duhet te perdoret. Te shohim per Boterorin. Eshte nje projekt i mire, i dobishem per futbollin por nuk duhet te nxitohemi ne marrjen e vendimeve te tilla’.
Sistemi VAR po perdoret ne disa kampionate mes te cileve edhe ai italian dhe me siguri do te perdoret edhe ne Boterorin e Rusise. Vendimi per kete do te merret ne mbledhjen e IFAB ne daten 3 mars.
Sfidanti.al