Me Kylian Mbappe që ka bërë gati prej kohësh “valixhet”, me destinacion Madridin, PSG vijon punën në distancë për të gjetur pasuesin e tij. Emri i parë në listën e dëshirave është Victor Osimhen. Nigeriani shihet si profili ideal për të zëvendësuar Mbappe, por më parë duhet të bindin Napolin me ofertën e duhur ekonomike.
