Vitinha, mesfushori i PSG-së dhe lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Arsenalit, foli në përfundim të transfertës londineze, ku francezët fituan 1-0: “Është shumë e vështirë të vish e të fitosh këtu, këtë e pamë edhe në tetor. Bëmë një ndeshje të madhe, edhe pse nuk patëm zotërimin e topit si zakonisht. Kjo tregon çfarë janë skuadrat e mëdha. Duhet të dish të përshtatesh. Mund të kishim shënuar më shumë, por jemi të lumtur me rezultatin. Ishim të sigurt se mund të zhvillonim një ndeshje të tillë. Ka njerëz që nuk besojnë te ne, por nuk na intereson. Tifozët tanë janë të pabesueshëm, jemi të gjithë të bashkuar. Nuk ka përfunduar ende, duhet të bëjmë një ndeshje të madhe në ‘Parc des Princes’. Jo, nuk është hakmarrje personale, por fitore skuadre. Bëmë një paraqitje të madhe kolektive, treguam dëshirën për të shkuar në finale”.
sfidanti.al