Al-Khelaifi: Krenar për PSG dhe skuadrat e tjera franceze

Presidenti i PSG, Nasse Al-Khelaifi, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 1-0 që PSG arriti ndaj Arsenal në Londër, në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Një avantazh i lehtë por i rëndësishëm për parizienët. “Unë jam presidenti i Paris Saint-Germain, por jam sinqerisht shumë krenar për klubet franceze. Ne jemi një nga Ligat më të mira në Evropë sot. Lille mundi Atletico dhe Real. Monaco mundi Barcelonën. Bresti ishte madhështor”, tha Al-Khelaifi.

“Sot askush nuk flet për këto performanca. Askush nuk i thekson ato. Ne flasim sistematikisht për krizën, por duhet të këmbëngulim në vlerën e Ligës sonë. Të gjitha klubet duhet të punojnë për t’u rritur edhe më shumë”, tha presidenti i PSG. Në fund, ai shtoi: “Edhe ne kemi ardhur deri këtu duke eliminuar Liverpool, fituam ndaj Arsenal dhe synojmë finale e Champions. Pra, Liga Franceze po ecën shumë mirë dhe shpresojmë që t’i nderojmë duke shkuar deri në fund”.

sfidanti.al