PSG, Kvara: Jemi gati për Arsenalin, duam fitoren

PSG po përgatitet për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Arsenalit. Duke folur për kanalet zyrtare të klubit,  sulmuesi i parisienëve Khvicha Kvaratskhelia analizoi:

“Nga njëra anë, është fantastike të luash sërish kundër një ekipi anglez, por nga ana tjetër, dihet që ata i kanë studiuar lojërat tona, edhe pse e kundërta është gjithashtu e vërtetë. Ne i ndjekim ndeshjet e tyre, mendoj se e gjithë kjo do të ketë një ndikim pozitiv dhe do të na ndihmojë kundër Arsenalit”, tha ai.

sfidanti.al