Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid dhe Anglisë, Rio Ferdinand, foli për TNT Sports pas fitores së PSG-së kundër Aston Vilës (3-1) në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampioneve.
“U mahnita nga golat që pamë dhe momentet e teknikës dhe shkëlqimit të lojtarëve të PSG-së, por më lanë përshtypje, nëse jo më shumë, aftësia e tyre për të fituar topin dhe për ta mbajtur atë. Ata luajtën me autoritetin e një skuadre që e ka fituar këtë turne shumë herë më parë, por nuk është kështu”.
sfidanti.al