Duket se saga më e nxehtë e verës tashmë ka përfunduar. Ilir Daja dhe Partizani janë marrë vesh parimisht me njëri-tjetrin për të qenë së bashku sezonin e ardhshëm, ndonëse trajneri i Skënderbeut ka vendosur një kusht. Akordi do të prishet vetëm nëse klubi korçar fiton gjyqin në drejtësinë federale të Zvicrës, diçka që duket
