Ishte një moment kur po zhvillohej një ushtrim taktik. Futbollistët e Bajernit po përpiqeshin të realizonin sa më mirë detyrën e dhënë nga trajneri, por Hansi Flik nuk mbeti i kënaqur. Ai e ndali seancën stërvitore, dhe nisi të fliste me zë të lartë, për t’u bërë të qartë lojtarëve se çfarë kërkonte prej tyre.
