Hansi Flik, përse e ndërpreve në mes stërvitjen e Bajernit?!

Ishte një moment kur po zhvillohej një ushtrim taktik. Futbollistët e Bajernit po përpiqeshin të realizonin sa më mirë detyrën e dhënë nga trajneri, por Hansi Flik nuk mbeti i kënaqur. Ai e ndali seancën stërvitore, dhe nisi të fliste me zë të lartë, për t’u bërë të qartë lojtarëve se çfarë kërkonte prej tyre. Ideja ishte që, në rast humbje të topit, loja mbrojtëse duhet të jetë agresive për ta zotëruar sferën sa më shpejt. Nëse e kanë në zotërim, duhet ta pasojnë sa më shpejt, të veprojnë shpejt.

Flik ka marrë mbështetje nga shefi ekzekutiv Rumenige, edhe pas humbjes së rëndë në kampionat. Bajerni përgatitet për ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Borusias së Mynshengladbahut, që kryeson Bundesligë. Në skuadër u kthyer Robert Levandovski që ishte në ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë. Në stërvitje mungoi David Alaba, por me arsye. E dashura e tij, Shalimar Hepner, po pret lindjen e një djali.

Sfidanti.al