Tomas Myler merr Urdhërin e Meritës, a do fitojë trofe tjetër këtë vit?!

Nëse Bajerni humbet ndaj Gladbahut këtë fundjavë në Bundesligë, diferenca me kreun do të shkonte në 7 pikë. Një diferencë problematike, edhe pse bavarezët kanë treguar se dinë të përballojnë sfida edhe më të mëdha, ndërsa në pritje të “finales” së Bundesligës, njëri prej lojtarëve kampionët mori një titull individual.

Tomas Myler it iu dorëzuar Urdhëri i Meritës, titull i Landit të Bavarisë, Land në të cilin ka lindur Myleri. Gazetarët nuk ngurruan ta ngacmonin, për trofeun, mos vallë do të jetë i vetmi këtë vit? “Ne po punojmë që të mos ndodhë kështu, – tha lojtari sulmues i krahut, – ne po punojmë që të mos ketë trofe të pafituar prej nesh. Gjithsesi, Urdhëri i Meritës është i një kategorie tjetër. Jam shumë i lidhur me Bavarinë dhe shtetin e saj, me shtëpinë time. Jam shumë i lumtur që ma dhanë këtë vlerësim”. Kryeministri i Bavarisë, Markus Zëder, i bëri thirrje Bajernit që të mos lejonte në asnjë mënyrë largimin e Tomas Mylerit. Kontrata e tij përfundon në 2021.

Sfidanti.al