Kejsi Stoner, sërish probleme fizike; ka një sëmundje nga lodhja

Kejsi Stoner ka  sërish probleme me gjendjen shëndetësore. Piloti Australian, 2 herë kampion bote me Dukatin e Hondën është vërë viktimë e një sindromi nga lodhja kronike, gjë që e ka pranuar ai vetë në podcastin Rusty’s Garage.  Bëhet fjalë për një sindromë që e detyron atë të marrë medikamebte për të pasur problemin e tij nën kontroll.

Por pavarësisht kurave. Stoner u detyrua të heqë dorë nga pasionet e tij si garat kart dhe gjuajtja me hark. ‘Nuk shkoj në garat kart prej më shumë se 1 viti-tha Stoner për drejtuesin Greg Rast-nuk kam më energji. Nëse e provoj këtë për një ditë, do të më duhet të qëndroj në divan për një javë. Kohët e fundit nuk kam bërë shumë nga gjërat që më argëtojnë dhe kjo është pak frustruese. U bënë 10 muaj që nuk bëj as edhe një gjuajtje me hark. Nuk jam në gjendje që të ruaj formën time sepse brinjët  dalin nga vendi dhe duke qenë se janë të lidhura me vertebrën më shkaktojnë dhimbje në shpinë’.

Stoner që u tërhoq nga garat në 2012, shtoi se testi I tij I fundit I vërtetë ishte ai I kryer me Dukatin në Sepang në vitin 2018.përpara disa javësh ai u ngjit sërish në motor për një event publicitar në SHBA me Stoner që theksoi se bëri vetëm pak xhiro dhe nuk shtynë shumë, por për të ishte mjaftueshëm’.

Sfidanti.al