Një pyetje që ende nuk ka përgjigje, por që deri tani ka marrë fjalë optimiste. Lionel Mesi fitoi Topin e 6-të të Artë në karrierë, ndërsa është 32 vjeç, dhe mediat padyshim që e ngrenë si çështje: Deri kur Mesi do të jetë në këto nivele dhe do të vazhdojë të fitojë trofe e tituj?” Kapiteni barcelonist ka më shumë se një dekadë në nivelet më të lartë. Rivali i tij i sotëm, Kristiano Ronaldo ka më shumë se 10 vjet, edhe pse kohët e fundit po ndjen lodhjen.
Pra, kujt do t’i ngjajë ai, Peles dhe Federerit? i pari luajti futboll sa deshi, deri në moshë të shtyrë, duke e mbyllur karrierën te Kozmosi. “Mbreti” fitoi Botërorin kur ishte 17 vjeç, dhe pastaj edhe dy herë të tjera deri në 1970. Nëse Mesi ka mbi 10 vjet në nivelet më të larta, Pele arriti deri në 12 të paktën. Të tillë edhe tenistët e mëdhenj, mbi të gjithë Rozher Federer që vazhdon të shkëlqejë 38 vjeç, apo Rafael Nadal e Novak Gjokoviç.
Ka pasur lojtarë të tjerë që kanë zgjatur më pak si lavdi. Maradona pati shpërthime gjeniale deri në 1984, ndërsa kaloi një minikrizë tek Napoli deri në 1986. Pastaj, fitoi Kupën e Botës, doli dy herë kampion me Napolin në Serinë A, fitoi Kupën e Italisë dhe Kupën e UEFA. U largua praktikisht në 30 vjeç, por pasi ishte bërë “Zot”. Johan Krujf po ashtu nuk pati karrierë tepër të gjatë, ndërsa pak më ndryshe Franc Bekenbauer. Të shohim se kujt do t’i ngjajë Mesi.
Sfidanti.al