Cfarë s’ndodh në Greqi; pronari i Paok hyn në fushë i armatosur, ndërpritet kampionati

E diela e futbollit grek ishte tërësisht e errët. Sfida mes PAOK dhe AEK të Athinës do të hyjë në historinë e shëmtuar të këtij sporti ne vendin helen për një rast të paprecedent. pronari i PAOK, Ivan Savidis, në minutat e fundit të ndeshjes hyri në fushën e lojës  me një armë në brez, fotoja e së cilës pushtoi të gjitha mediat sportive evropiane Gjithcka ndodhi në momentin kur PAOK iu anulua një gol për pozicion jashtë lojë gjë që solli irritimin e tifozëve dhe presidentit të skuadrës nga Selanikut që arriti deri aty sa të kërcënojë arbitrin e ndeshjes.

Kjo ngjarje bëri që kryeministri grek Aleksis Tsipras të zhvillojë një takim me zv/ministrin e Sporteve, Jorgos Vasiliadhis nga ku u mor vendimi për ndërprerjen e kampionatit për një afat kohor të pacaktuar, ndërkohë ekziston rreziku që Greqia të përjashtohet nga aktivitetet ndërkombëtare.

Ndërkaq, pas kësaj ngjarje reagoi edhe policia greke që ka lëshuar urdhërarreste për Ivan Savidis dhe 4 truprojat e tij për këtë incident të rëndë, me këta të fundit që janë larguar dhe  që nuk dihen se ku ndodhen.

sfidanti.al