Novak Xhokovic u rishfaq në fushat e lojës pas operacionit të kryer në brrylin e djathtë. Tenisti serb, ish numri 1 i botës zbriti në fushën e çimentos në turneun Masters të Indian Wells, por ia dha shumë shpejt lamtumirën. Xhokoviç u eliminua që në raundin e dytë të këtij turneu nga Daniel Taro me japonezin që fitoi me rezultatin 2-1. Taro e mbylli setin e parë 7-6, por Xhokovic vendosi ekuilibrin në këtë ndeshje duke e çuar atë në set final. Në këtë fraksion të ndeshjes Taro ishte dominues kundrejt Xhokoviç dhe e fitoi atë 6-1 e krejt sfidën 2-1.
Krejtësisht e kundërta ndodhi me Roxher Federer që u kualifikua në raundin tjetër të Indian Wells pasi mundi Delbonis 2-0. Ishte një ndeshje që u kushtëzua shumë nga reshjet e shiiut që shkaktuan edhe ndërprerjen e saj kur rezultati ishte 1-0 me sete për Federer, ndërkohë që në setin e dytë tenistët ishin në barazimin 2-2. Me t’u rikthyer në fushën e lojës, Federer përfundoi punën e nisur duke fituar edhe setin e dytë dhe krejt takimin. Në raundin tjetër Federer do të luajë ndaj serbit Krajinoviç.
sfidanti.al