Ana e errët e futbollit evropian, UEFA e FIFA kërkojnë dënime ekzemplare

2-3 javët e fundit kanë qenë ndër më të errëtat e futbollit në Evropë dhe shkaku kanë qenë huliganërt dhe tifozët ultras. Në Spanjë, Francë, Angli dhe së fundmi edhe në Greqi(rasti i PAOK-ut). Në Bilbao ishin tifozët e Spartakut të Moskës që bënë namin pranë stadiumit San Mames, në Francë ishin fillimisht tifozët e PSG që krijuan trazira para ndeshjes me Realin e më pas në fundjavë tifozët e Lilë pushtuan stadiumin duke sulmuar lojtarët e skuadrës së tyrë, imazhe që u panë edhje në London Stadium në sfidën Ueste Hem-Bërnli.

Këto ngjarje të rënda kanë vënë në alarm si UEFA ashtu edhe FIFA, presidentët e të cilëve Aleksandër Ceferin e Xhani Infantino kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre duke u kërkuar Komisioneve të Disiplinës së këtyre institicioneve që të marrin masat sa më të rënda ndëshkuese. Për më tepër, UEFA po mendon të ndryshojë Kodin Disiplinor duke e rritur shkallën e ndëshkueshmërisë për ngjarje të tilla. Mësohet se masat që do të ndërmerren janë mbyllja e stadiumeve, ndalimi i tifozëve ultras për të shkuar në sfidat në transfertë të skuadrës së tyre e deri te përjashtimi i klubeve nga evenimentet evropiane.

Në 22 mars, Komisioni i Disiplinës ku ndër të tjerat do të shyrtojë rastin e tifozëve të PSG.  por jo vetëm kaq, javën e ardhshme drejtues të UEFA do të zhvillojnë një takim me përfaqësues të Federatave Angleze, Franceze dhe Greke ku do t’u kërkojnë marrjen e masave drastike për incidentet e ndodhura në rast të kundërt ato do të përjashtohen nga kompeticionet evropiane.

sfidanti.al