Ndodh në Angli, stërvitja e Derbi Kauntit ndërpritet nga policia.

Nuk ndodh shpesh që forcat e rendit të hyjnë në katërkëndëshin e gjelbër të futbollit, aq më pak në fushën e një qendre stërvitore. Në Angli është parë një imazh i tillë dhe ngjarja ka ndodhur pikërisht në Derbi. Skuadra e këtij qyteti Derbi Kaunti që drejtohet nga Frenk Lampard ishte duke zhvulluar seancën e radhës stërvitore ndaj Lids Junajtid, kur policia bëri ndërhyrjen e saj.

Sipas tabloiditi britanik ‘Mirror’ agjentët hynë në ambientet e qendrës stërvitore të Derbi Kauntit për të ndaluar një person i pajisur me dylbi dhe pinca dhe që ishte në telin rrethues të fushës për të spiunuar stërvitjen e skuadrës. Pasi e mori në pyetje këtë person, policia nëpërmjet një postimi në Twitter shpjegoi atë cfarë ndodhi.

‘Oficerët e policisë hynë në fushën stërvitore të Derbi Kauntit për të marrë në pyetje një person që ishte pranë telit rrethues të fushës. Kërkimi u bë në mënyrë të shkë;lqyer dhe personi u gjer. Duhet të ruajmë sigurinë e skuadrës që ajo të marrë 3 pikët ndaj Lidsit-lexohet në postimin e policisë së Derbit.

sfidanti.al