Lajm i pabesueshëm nga Spanja: Nejmar do kthimin te Barça, PSG, pa projekt sportiv

Nostalgjia për Barcelonën dhe Spanjën duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë te Nejmar me brazilianin që tashmë e ka marrë vendimin për t;u larguar nga parizienët për t’u kthyer te katalanasit e për t’u bashkuar sërish me Lionel Mesin. të paktën kjo është ajo që publikohet në median spanjolle sipas së cilës, Nejmar ka kontaktuar 5 herë me drejtuesit e Barcelonës për t’i bindur për nisjen e tratativave me Paris Sën Zhermeni.
Por jo vetëm kaq, babai dhe njëkohësisht agjenti i futbollistit ka biseduar direkt me presidentin e Barcelonës Josep Maria Bartomeu për t’i bërë të ditur atë cfarë dëshiron djali i tij

‘Është i zhgënjyer dhe i vjen keq-mësohet t’i ketë thënë Nejmar Senior, presidentit të klubit katalanas duke shtuar se Paris Sën Zhermenit i mungon një projekt i vërtetë sportv.

Nejmar u transferua te Paris Sën Zhermeni në korrik të vitit 2017 përt shifrën marramendëse prej 222 milionë Eurosh që ishte klauzola e zgjidhjes së kontratës së futbollistit me Barcelonën. Deri në këtë moment, Nejmar ka zhvilluar me Paris Sën Zhermenin 51 ndeshje duke shënuar 46 gola.

sfidanti.al