Isko-Solari drejt ndarjes përfundimtare; Serhio Ramos konfirmon, Juve ëndërron goditjen e madhe

Fransisko Roman Alarkon Suarez që njihet thjesht Isko prej kohësh është vënë në shënjestrën e Juventusit me klubin torinez që mund ta realizojë ëndrrën e tij për ta pasur atë në Torino në muajt e verës. Por deri në këtë moment, Reali i Madridit e mbajti fort mesfushorin 26 vjecar spanjoll që kishte edhe mbështetjen e publikut. Në të vërtetë gjërat kanë ndryshuar në mënyrë radikale për spanjollin që ka përpasje të forta me trajnerin aktual të Realit të Madridit, Santiago Solari dhe konfirmimi vjen edhe nga kapiteni i ‘Los Blancos’, Serhio Ramos.

‘Është e vështirë që raportet mes Solarit dhe Iskos të përmirësohen-tha Ramos pasi mori në duart cmimin si Sportisti më i Mirë i Realit të Madridit-te Reali të gjithë duan të luajnë dhe zgjedhja e trajnerit është e komplikuar. Gjithnjë diskutohet se kush duhet të aktivizohet e kush jo, nëse duhet një qendërsulmues apo jo, apo se cili prej portierëvë duhet të luajë apo jo. Ky është Reali, medias i duhet dhënë gjithnjë material dhe kjo është ajo që po ndodh, në këtë mënyrë askush nuk mërzitet’.

Është e vërtetë që te Reali i Madridit të gjithë duan të luajnë, por problemi i Iskos është se nuk luan kurrë. Që nga momenti kur në stol u ul Solari në vend të Lopetegit, spanjolli ka qenë titullar 2 herë në 16 ndeshje; në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit me Melijën dhe në atë të Ligës së Kampioneve me CSKA të Moskës. Në kampionat ai asnjëherë nuk e ka shijuar vendin e futbollistit titullar.

Situata e krijuar duket e padurueshme dhe nga kjo mund të përfitojë Juventus në merkaton e transferimeve të muajve të verës për të hyrë në bisedime të ngjashme me ato që sollën në Torino edhe Kristiano Ronaldon. Fabio Paratici ka hyrë tashmë në kontakte me përfaqësuesit e Iskos dhe ka shprehur interesin dhe vullnetin e Juventusit për ta sjellë atë në Itali. Ajo që duhet të bëjë Zonja e Vjetër në këtë pikë është që të mposhtë konkurencën e Mancester Sitit që duket në avantazh për momentin. Isko ka me Realin e Madridit një kontratë deri në 2022 dhe klubi merenges e vlerëson kartonin e tij rreth 80 milionë Euro.

sfidanti.al