Dështojnë bisedimet Dzeko-Çelsi, sulmuesi mbetet te Roma?

Edin Xheko duket se nuk do të shkojë tek Çelsi. Sipas asaj që publikohet në median italiane, bisedimet mes agjentit të sulmuesit boshnjak dhe drejtueve të klubit londinez janë ndërprerë në  mënyrë të papritur, madje ka nga ata që flasin se kjo ndërprerje e tyre është përfundimtare.

Mësohet se shkaku i frenimit të tratativave, u bënë pretendimet e vetë futbollistit për kontratën e tij me Blutë e Londrës, pretendime që u konsideruar të tepruara nga ana e anglezëve. Për më tepër, duket se edhe Roma në një farë mënyre u bë pengesë në këtë pikë me verdhekuqtë që nuk ishin gati të privoheshin nga sulmuesi kryesor i tyre.

sfidanti.al