Humbja me Bajernin, trajneri i Hofenhajmit ua ngec fajin lojtarëve: Me atë pagë që marrin…

Në Allianz Arena, Hofenhajmi pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat duke e zgjatur serinë e sfidave pa fitore që daton nga 13 dhjetori i vitit 2017. Bajerni e fitoi përballjen me Hofenhajmin me përmbysje pasi rezultati shkoi nga 0-2 në 5-2, një rezultat që u përjetua në mënyrë të veçantë nga trajneri Julian Nagelsman.

Trajneri 30 vjecar që pas shkarkimit të Ançelotit ishte një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e bavarezëve, ua ngarkoi futbollistëve të gjithë fajin e kësaj disfate dhe sipas ‘Sport Bild’ këtë e bëri gjatë një bisede me miqtë e tij. ‘Nuk ka mundësi, ua tregojmë aksionin lojtarëve 578 herë dhe ata prapë nuk arrijnë të bëjnë mirë. Me atë pagë që marrin…-është mësuar t’u ketë thënë Nagelsman miqve të tij’.

sfidanti.al