Klubi i Monakos realizoi, ditët e fundit, transferimin e talentit të ri të Xhenovës, Pietro Pelegri, duke paguar për të 25 milionë euro. Këtë lajm e konfirmoi edhe gazetari i mirinformuar italian, Di Marcio, sipas të cilit, supertalenti i ri italian do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me klubin “princëror”.
Pietro Pelegri (16 vjeç) është golashënuesi më i ri në Serinë A dhe, gjatë këtij sezoni, ai ka arritur që të shënoi dy gola me bluzën e Xhenovës në kampionatin italian.