Xherard Pikè firmosi rinovimin me Barcelonën: Shpresoj të mos jetë i fundit

Pas zyrtarizimit të lajmit për rinovimin me Barcelonën, Xherard Pikè kreu edhe aktin formal të tij dhe firmosi kontratën e tij të re me katalanasit që zgjat deri në vitin 2022 dhe që ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 500 milionë Euro. Qendërmbrojtësi 30 vjecar që do të jetë dhe një ndër kapitenët e skuadrës u shpreh i lumtur për zgjatjen e kontratës me nënkampionët e Spanjës.

‘Jam shumë i lumtur për rinovimin e kontratës me Barcelonën dhe shpresoj që të mos jetë e fundit-tha Pikè-kur të mbyllet kjo kontratë do të kem plotësuar 14 vjet qëndrimi te Barcelona dhe kësaj do t’i shtohen 7-8 vitet që i kam kaluar në kategorite inferiore. Jam pjesë e këtij klubi që kur kam lindur, Barcelona është skuadra e jetës sime dhe jam shumë i lumtur. Falenderoj Presidentin për sforcimmin e bërë. Falenderoj familjen time që më ka qëndruar pranë gjatë realizimit të ëndrrës sime. Dua t’i gëzohem kësj dite dhe lkëtij sezoni që duket se po shkon shumë mirë, por ne e dimë që kemi ende punë për të bërë deri në mbylljen e tij’

Pasi mbajti fjalën e tij, Pikè firmosi fanelën e tij me numrin 3 për t’iu përgjigjur më pas pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

sfidanti.al