David De Gea i mbyll dyert Realit të Madridit: Jam i lumtur te Mançester Junajtid

David De Gea shkatërron iluzionet e Realit të Madridit për ta sjellë atë në ‘Santiago Bernabeu’. portieri i përfaqësueses spanjolle duket se nuk ka ndërmend të largohet nga Mançester Junajtid dhe këtë e shprehu edhe për ‘Manchester Evening Neës’.

‘Koha fluturon apo jo?-u shpreh De Gea-jam në sezonin tim të 7 te Mançester Junajtid dhe jam shumë i lumtur këtu. Kam përjetuar shumë momente një pjesë e mirë e të cilave kanë qenë vërtet të bukura. sKanë qenë të pakta castet jo të këndshme, kështu që jam shumë i lumtur. Erdha te Manchester Junajtid në një moshë shumë të re dhe këtu jam rritur shumë si në fushën e lojës ashtu dhe jashtë saj. Duke e kthyer kokën pas, mund të them se këto 7 vite kanë qenë fantastike’.

sfidanti.al