Thoni çfarë të doni, por rreziku ekziston, dhe kampionati i Gjermanisë ka mundësi të mos e ketë “mbretëreshën” që në start. Bajerni i Mynihut mund të mungojë në apelin e Bundesligës që fillon në 18 shtator. “Bildi” bën një llogari të kalendarit dhe nxjerr se në datën 8 gusht bavarezët luajnë kundër Çelsit në Champions.
