Ishte më i miri në fushë për skuadrën e tij megjithë moshën e re, dhe ndonëse përballë pati kampionët. Nikolo Zaniolo e mbylli keq ndeshjen e mbrëmshme në Serinë A, me një dëmtim të rëndë, dhe do të duhet të pushojë paksa gjatë. Operacioni i së hënës ishte i pashmangshëm pas këputjes së ligamentit kryq të gjurit të djathtë, dhe ai duhet t’i thotë “lamtumirë” këtij sezoni të Romës.
Në pikëpyetje edhe pjesëmarrja e tij në Euro 2020, pra një goditje për trajnerin e Italisë, Roberto Mançini, ndonëse të kaltrit kanë edhe alternativa të tjera. Më e vështirë për Romën, dhe trajneri Fonseka nuk ngurroi të thoshte se “për ne është një problem i madh, por sidomos jemi të trishtuar për vetë lojtarin”. Yjet e Juventusit e ngushëlluan djaloshin e ri, ndërsa dilte nga fusha me barrelë (në foto), me në krye Kristiano Ronaldon. “Do të kthehem më i fortë”, – ishin fjalët e tij, dhe po ashtu mamaja e tij bukuroshe komentoi se “do të jesh më i fortë se pafatësia”.
Sfidanti.al