Anglia dhe Murinjo marrin “mandatën”, Harri Kejn mungon 3 muaj!

U fol për 8 javë, por rezultuan edhe më shumë. Sulmuesi kryesor i Totenhemit dhe i kombëtares angleze, Harri Kejn, do të mungojë 3 muaj dhe duhet të bëjë operacion për të kaluar dëmtimin e fundit të pësuar në kofshë. Deri në fillim të prillit, ai nuk do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje, por trajneri anglez, Sauthgejt, ka shpresë ta ketë për në Euro 2020. Kjo do të thotë se Totenhemi dhe Murinjo do të duhet të bëjnë në fazën e dytë të sezonit pa lojtarin e tyre më të mirë.

Portugezi kërkon sulmuesin e Milanit, Kristof Piontek, si alternativë dhe do të bëjë ç’mos ta ketë në janar, ndërsa kuqezinjtë edhe mund të pranojnë tani që kanë Ibrahimoviçin. Minimalisht, Kejn nuk do të luajë në 14 ndeshje, por padyshim numri mund të jetë edhe më i lartë. Mundet, që kapiteni i dytë të luajë në pak ndeshje për Spërsat, por jo në duelet përgatitore të Anglisë ndaj Italisë dhe Danimarkës në mars, një goditje e rëndë për Sauthgejtin.

Sfidanti.al