Liverpool, nuk ka rekord; Watford I jep leksion; e mund 3-0, humbja e parë pas një viti

Pas më shumë se një viti pa humbje në Premier League, seria e rezultateve pozitive të Liverpoolit ndërpritet; The Reds, që nuk pësonin disfatë që nga 3 janari I 2019, dorëzohen pa kushte dhe në mënyrë surprizë në Vicarage Road kundër Ëatford, skuadra e vendit të tretë nga fundi. Rezultati 3-0 ishte I rëndë për të cilin nuk mund të gjendej justifikim, por që gjithsesi nuk e dobëson dominimin e skuadrës së drejtuar nga Jurgen klopp. Megjithatë kjo disfatë io lëshon disa sinjale alarmi për trajnerin gjerman për ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid ndaj të cilit duhet të përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në Spanjë .

Pathyeshmëria e Liverpoolit ndalet në 44 ndeshje, 5 më pak se rekordoi absolut I vendosur nga Arsenali I Arsene Ëenger në periudhën 2003-2004. Merita është e gjitha e Ëatford që humbi Deulofeun për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, por që gjen forcën të shënojë 2 gola me Sarr në minutat 54 dhe 60 dhe për të mbyllur llogaritë e sfidës me Deeney me golin e tretë të shënuar në minutën e 72.

Sfidanti.al