Hashtagët #CampionatoFalsato dhe #FermiamoStaPagliacciata janë shndërruar në një trend në rrjetin social Twitter. Ata që I kanë ‘përqafuar’ më shumë ato janë tifozët e Interit që nuk e kanë pritur aspak mirë lajmin për shtyrjen e ndeshjes me Juventusin në 13 maj, në vend që ta linin atë të zhvillohej sic ishte vendosur fillimisht me dyer të mbyllura.
Tifozët e Interi, me tone shumë të nxehta vënë në dukje kalendarin e Interit që duhet të luajë edhe ndeshjen me Sampdorian e cila ende nuk ka një datë të përcaktuar. Nëse Interi do të arrijë si finalen e Europa League ashtu edhe atë të Kupës së Italisë, do të shohë veten të luajë mesatarisht cdo 3 ditë, plot 8 ndeshje në 3-27 maj, ndërkohë që do të ketë vështirë për të gjetur edhe një datë për ndeshjen me Sampdorian
Sfidanti.al