Paris SG pësoi humbjen e parë të sezonit, një disfatë që ndoshta nuk mund t’ia heqë titullin, por që padyshim shkaktoi një tronditje të madhe. E mundi 3-1 jashtë fushe Lensi i vendit të dytë që tani është vetëm 4 pikë larg PSG-së që kryeson. Dy ekipet kanë përkatësisht 44 dhe 40 pikë, ndërsa në
