Mbape, e shikon sa e vështirë është pa Mesin (dhe Nejmarin)!

Paris SG pësoi humbjen e parë të sezonit, një disfatë që ndoshta nuk mund t’ia heqë titullin, por që padyshim shkaktoi një tronditje të madhe. E mundi 3-1 jashtë fushe Lensi i vendit të dytë që tani është vetëm 4 pikë larg PSG-së që kryeson. Dy ekipet kanë përkatësisht 44 dhe 40 pikë, ndërsa në stadiumin e Lensit, parizienët nuk mundën të dominonin, thjesht patën pak më shumë iniciativë. Në fushë ishte Kilian Mbape, por Lionel Mesi është ende pushim dhe Nejmar i pezulluar. Francezi nuk mundi të ndikonte, ndërsa shqetësimi duhet të jetë i madh. Me gjasë, kthimi i Mesit dhe Nejmarit do ta ndryshojë fytyrën e ekipit, që ka qenë tepër i fortë në gjysmën e parë të sezonit. Ndoshta ende ndikojnë pasojat e Kupës së Botës.

Paris SG: Donaruma, Mukiele, Ramos, Markinjos, Hakimi, Verrati, Pereira (Sarabia), Ruiz (Vitinja), Soler (Garbi), Ekitike (Zaire Emeri), Mbape.

Sfidanti.al